Një i dënuar në burgun e Reçit Xhemal Uka, ka telefonuar mesditën e sotme në Fax Neës, për të shprehur shqetësimin e tij, mbi transferimin që i është bërë, pa marrë parasysh asnjë kërkesë të tij apo të familjarëve.
Uka tregon se është transferuar nga Fieri për në Reç, duke modifikuar dhe kërkesën e depozituar nga familja e tij. Më tej i riu tregon se ka pasur dhe një përplasje me punonjësir e burgut, ndërsa askush nuk do tia dijë për të drejtat e tyre.
Përshëndetje, problemi im qendron këtu, unë kam qenë në Fier në burg, kam vuajtur 8 muaj në Fier, kam kërkuar që të më transferojnë në Durrës pranë familjes, dhe prej inatit mes drejtuesve më kanë sjellë në burgun e Reçit. Unë kam kërkuar që të vuaj dënimin sa më pranë familjes. Ka qenë mamaja ime që ka kërkuar që të vuaj dënimin në Durrës.
Ma kanë ndryshuar kërkesën sikur dua që të vij në burgun e Reçit, po bëj 12 ditë këtu, dhe kam pasur një përleshje me komandon këtu. Mbi 20 veta kanë qenë kundër meje, duke u gjuajtur me to, unë dua që të vuaj dënimin në Durrës, që dhe ata të kenë mundësi që të më vijnë të më takojnë. Këtu nuk duan me ja dit fare, as të na pyesin për virusin, ne morrim avokatin e popullit dhe nuk na përgjigjet njeri, duam dhe ne të drejtat tona”, tha Uka në denoncimin e tij.