Kur ti nuk i kërkon llogari për:
Rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 30% ;Rritjen e çmimit të naftës me 24 lekë/ltr ; Rritjen e tatim fitimit me 50% ; Rritjen e tatimit mbi qeranë 50% ; Rritjen e tatimit në burim me 50%; Rritjen e tatimit mbi pagën ne 23% ; Mbylljen e 50 mijë bizneseve ; Futjen në TVSH të 33 mijë bizneseve të vogla; Sjelljen e zero investitorëve strategjikë për 8 vjet
Rritjen e borxhit publik me 7 miliardë Euro, kur në 22 vjet të marra së bashku Shqipëria kishte pasur vetëm 6 miliardë Euro borxh.
Rënien e konsumit të familjeve në rekorde historike; Uljen drastike të kreditimit me 10% krahasuar me 2012, sepse askush nuk dëshiron të investojë
Rritjen e ekonomisë me 2.7% në kohë jo-krize, që faktikisht është rënie ekonomike për Shqipërinë; Kthimin e vendit në vendi i parë në botë për prodhimin e hashashit me rreth 2000 Ton të prodhuar
Kthimin e vendit të parë në Europë për pastrimin e parave; Konçesioni i check-up – 90 milionë USD; Sterilizimi – 160 milionë USD; Dializa – 70 milion USD; Shërbimi laboratorik – 90 milion USD; Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD; Inceneratori i Fierit – 40 milion USD
Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD; Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD; Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD; Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD; Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD; Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD; Rruga e Arbërit – 400 milion USD; Tenderin e Unazës së Re 20 milion Euro/km; Zero rrugë të reja të ndërtuara; Shëndetësia më e shtrenjtë në botë që iu kushton qytetarëve rreth 1 miliardë USD në vit- buxhet shteti plus rryshfetet plus lekët për kurimin në spitalet private
Uljen e buxhetit në shëndetësi në nivele historike – 3.7% të PBB për 2020; Uljen e buxhetit në arsim në nivele historike – 2.4% të PBB për 2020; Rritjen më të ulët historike të pensioneve në 8 vjet – zero rritje reale vetëm indeksim inflacioni
Rritjen më të ulët historike të pagave në 8 vjet – indeksim vetëm në 5 vjet
Dëm ekonomi i konstatuar nga KLSH në përmasa historike – mbi 4 miliardë Euro për 6 vjet; 30.000 persona të proceduar penalisht për mospagim energjie elektrike; Zero përgjegjës për korrupsionin galopant, shkatërrimin politik dhe ekonomik të vendit; Humbjen e 23 vendeve në Indeksin e Korrupsionit; Humbjen e 19 vendeve në Doing Business; Vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë; Vendi me numrin më të lartë të azil kërkuesve në nga vendet jo në luftë; Vendi me nivelin më të lartë të krimit në familje dhe dhunës ndaj grave.
përfundon që të kërkon ai llogari ty se ku i gjete lekët e internetit