Shoqata Politike Antikomuniste Atdhetare “2 Prill 1991” çmon dhe vlereson pa fund deshiren dhe gadishmerine e te gjithe qytetareve te Shkodres por edhe me gjere per te qene se bashku ne kete dite, per te kujtuar dhe lartesuar heronjte e heshtur te 2 Prill 1991, qe 29 vite me pare i dhane ze dhe krahe enderrave te ndaluara te shqiptareve. Nderimi dhe mirenjohja ndaj tyre dhe cdo qytetari qe ka marre pjese ne demostraten qe de facto rrezoi komunizmin dhe blatoi me gjak demokracine nuk do te rreshte cdo dite te jetes sone.

Te dashur miq, pandemia e shkaktuar nga CO VID-19, na ka vendosur te gjitheve si dikur para nje armiku qe po na rrezikon fuqishem jeten. Jeta eshte gjeja me e rendesishme per te gjithe dhe pa jete nuk ka lufte, pa jete nuk ka drejtesi, pa jete nuk ka liri. Sot kjo liri eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter.

Ne 2 Prill 2020 ne do te jemi tek Memoriali per te vendosur kurora dhe per te nderuar gja kun e derdhur dhe sakrificen e qytetit.

Mirekuptojme dhe vleresojme cdo shqiptar qe do te jete aty me shpirt dhe me zemer, por jo fizikisht. Me ndihmen e Zotit dhe me besimin e plote ne shpirtin e Shkodres, kemi bindjen se do te kemi plot dite per te nderuar gjakun e martireve, shpirtin e paepur shkodran dhe sakrificat e ketij qyteti.

Ju falenderojme perzemersisht te gjitheve!

Urojme shendet dhe jete plot!

Ne emer te familjeve të martirëve, te plagosurve dhe pjesemarresve te asaj dite!