Një person është gjetur i pajetë para pak minutash në një banesë në Shkodër në lagjen Skënderbeg.

Gazetarja e Fax News Emi Kalaja raporton se shtetasi Jozef Ksijepana është gjetur i vdekur nga fqinjët e tij, ndërsa janë akoma mister shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se jetonte i vetëm në banesën e tij në Shkodër, ndërsa punonte si roje në një objekt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshimet fillestare janë për vdekje natyrale, edhe pse mosha e re e viktimës shton ndjeshëm dyshimet.

Fqinjët shprehen se Ksijepana nuk vuante nga probleme shëndetësore kronike, që mund ti kenë shkaktuar vdekjen, prandaj duhet pritur ekspertiza e plotë për rastin në fjalë.