Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, tha se Europa është në një luftë për jetën, pasi numri i viktimave dhe të infektuarve me koronavirus por rritet në të gjithë kontinentin.
“Bota ka ndryshuar që nga hera e fundit që jemi takuar dhe shpërthimi i COVID-19 është një pikë kthese për bllokun prej 27 anëtarësh. Ajo që ne bëjmë tani me të vërtetë ka rëndësi. Vetë baza e BE-së do të përcaktohet me vendimin që marrim tani”, tha ajo në Parlamentin Evropian thuajse të zbrazët.
Në një fjalim të flaktë, Von Der Leyen kritikoi kombet që kishin ndaluar eksportimin e pajisjeve mjekësore dhe ishin përqendruar vetëm në interesin e ngushtë kombëtar.
“Ata u kujdesën për veten, kur Europa duhet të ishte atje për njëri-tjetrin. Historia i ka sytë nga ne në këtë moment. Kjo është Evropa që është e pranishme, që po vepron për qytetarët e saj dhe shtetet anëtare. Kjo është një Evropë që në një kohë urgjente vepron në një mënyrë jo-egoiste.
Von Der Leyen tha që një rezervë me pajisje dhe maska do t’i jepte fund krizës në Spanjë dhe Itali për këto materiale. Burimi Euronews.com