Një tjetër rast pozitiv me koronavirus është konfirmuar në Shkodër. Një shtetas nga Puka ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe pas analizave me tampon ka rezultuar negativ, ndërkohë që pas analizave me skaner ka rezultuar pozitiv.
Pas këtij rasti po i nënshtrohen analizave i gjithë personeli i sptalit mjek dhe infermier që kaën pasur nën mbikqyrje këtë pacient.
Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve më kornavirus në vendin tona ka arritur në 123 persona, ndërkohë që 5 persona kanë ndërruar jetë.
Sipas Eugena Tomini nga ISHP është zgjeruar dhe harta me qytetet e prekura, të cilës i janë shtuar dhe Hasi, Berati apo Lezha.
Sipas Tominit numri i personave të shëruar ka shkuar në dhjetë, pavarësisht se ata do të duhet të qendrojnë të vetëkarantinuar edhe për 10 ditë, në mënyrë që të shihet ecuria e tyre.