Astrologu shqiptar Jofiel Koço me anë të një statusi në Facebbok ka shpjeguar gjërë e gjatë se kur pritet të marrë fund i gjithë ky makth, i shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas tij gjendja e karantinës do të marrë fund në datën 23 Prill, ndërkohë që në muajin Qershor do të jetë dhe stopimi i kësaj pandemie.

Për të kuptuar nga ana astrologjike se çfarë solli një Pandemi-Globale , duhet të shikojmë kombinimin e rrallë midis PLUTONIT & SATURNIT.

Saturni kishte kohë që ndodhej në Bri-Cjap , por kur më 4- Dhjetor hyri dhe JUPITERI në shenjën e Bri-Cjapit i dha shumë shtysë Fillimit të këtij Virusi që për herë të parë u shfaq në Dhjetor 2019.

Kur SATURNI u takua me PLUTONIN më 5′-6 Janar 2020 , Bota degjoi për herë të parë për virusin, nga shenjat që disa njerër në Kine po shfaqnin…

Takimet e PLUTONIT me SATURNIN janë shumë fatkeqe dhe në Astrologji, ky kombinacion quhet në mënyrë të koduar si : “HENA E 6″-të.

Kombinimet midis Hënës dhe Diellit, quhet HËNA e PARË kombinimi midis MËRKURIT & JUPITERIT quhet HËNA e 2-të, e kshu me radhë……

HËNA E 6-të, ose takimi PLUTON-SATURN është aq famëkeq sa që janë bërë dhe Filma-Horror me titullin :”HËNA e 6-të” ku subjekti i Horrorit kanë qenë njerëz të infektuar, të shpërfytyruar dhe të de-humanizuar që iknin rrugëve…..

SI DO TË VAZHDOHET ME VIRUSIN & KALKULIMET. ASTROLOGJIKE

ELEMINIMI I PANDEMISË do të kalojë disa faza që lidhet me Tranzitet Planetare.

1)- SATURNI doli nga Bri-Cjapi më 22 -Mars, duke hyrë në Ujor. Ne nuk jemi më nën efekti i HËNËS SË 6-të, sepse nuk kemi më Saturnin dhe Plutonin në një shenjë. Kjo i sjell shumë më Optimizëm situatës.

Çfarë do sjellë Saturni në UJOR?

UJORI kontrollon disa sektor

KOMPIUTER- ELEKTONIKËN

ELEKTRICITETIN

FARMACEUTIKËN

Tani Sektori Farmaceutik do marrë shumë vëmendje. Shpikje Ilaçesh, Vaksina, Vitamina etj.

MARSI më 31-Mars del nga Bri-Cjapi dhe hyn në Ujor . Kjo sjell shumë optimizem. Nxjerr njerëzimin nga “shokimi”, pamvarësisht se shumë SHTETE do kenë rritje të të infektuarve deri sa të arrijnë “pikun” e tyre….

Më 1 – Prill VENERA del nga Dashi dhe hyn në Dem. Sjell shpresë,” ringjallje”, vitalitet.

Me 21 Prill DIELLI hyn në Dem, duke rigjeneruar forcat tona, duke i parë gjërat me sy-realist dhe jo me Frikë & Panik sikurse i shikojmë tani.

Me 6 QERSHOR , AKSI HËNOR hyn tek Binjaket, shenjë që kontrollon mushkërite dhe kjo është faza finale e mposhtjes së Virusit

Dalja e Saturnit & Marsit nga Bri-Cjapi, nga PLUTONI i “tmerrshëm” , pamvaresisht rritjes së numrit të infektimeve, që janë pasojë e të shkuarës nuk duhet të japë pesimizem

( Persa i përket KARANTIMIT, vetëm pas datës 21 PRILL ( e tutje) kur DIELLI te hyjë në shenjen e DEMIT dhe vetëm gjatë kesaj shenje ka mundesi të dalim, ose të “zbutet” Izolimi.

Zbutjen e mbeshtet dhe takimi URAN -MËRKUR në DEM më 1- MAJ