Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19, ka kërkuar nga të gjitha subjektet që tregtojnë fruta-perime, që në mënyrë të menjëhershme ti paketojnë ato.
AKU iu bën thirrje bizneseve që frutat dhe perimet të mbulohen me plasmas të tejdukshëm në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave.
Po ashtu të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit, por vetëm me dorashka. Po ashtu për mosrespektimin e masave kundër koronavirusit, AKU ka gjobitur një furrë buke në Fier pasi ka konstatuar se prodhim dhe tregtim të bukës në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.
Referuar këtyre shkeljeve ligjore ka gjobitur subjektin në vlerën e 40 mijë lekëve të reja.