Mjeku stomatolog, Edison Shimaj, duke ndjekur situatën kritike që po kalon bota dhe Shqipëria, ka vënë re vështirësitë për gjetjen e ventilatorëve. Ai di ndërkohë rëndësinë e printerave 3D, në prodhimin e valvulave, një fakt i provuar tashmë në veri të Italisë javës së kaluar.

Shumë vende kanë gjetur një zgjidhje të mesme, duke vënë në punë një ventilator për më shumë se 1 person. Ata kanë krijuar një tub plastik, që bën shpërndarjen e ajrit në dy ose tre rrugë. Stomatologu nga Shkodra, tha për businessmag se, “mund të ofroj deri në 500 tuba shpërndarës, të cilët printohen në printera 3D”

Ai thotë se nëse mëson çfarë aparati aspirimi disponon spitali dhe diametrin e tubave, ai mund të ofrojë ndihmën e tij, duke i krijuar këto tuba brenda 6 – 7 ditësh.

“Unë disponoj 5 printera dhe kam diku 6-7 litra rezinë gjendje. Kam parë nëpër internet shumë njerëz, që po prodhojnë valvula” thotë Dr. Shimaj, për Business Mag.

Burimi: https://businessmag.al/stomatologu-shkodran-ftese-publike-kryeministrit-kam-printera-3d-mund-te-ofroj-500-tuba-shperndares-per-ventilatoret-e-frymemarrjes/