Drejtori i Spitalit Infektiv, Skënder Brataj është diagnostifikuar si pozitiv me koronavirus ndërsa ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit duke thënë se është emcionues solidarizimi i njerëzve me sfidën që po kalon.
Brataj pohon se po kurohet në banesë ndërsa ka temperaturë 37.5 nga 39.5 që e kishte dy ditë më parë.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak”, shkruan Brataj.
Reagimi i plotë:
Mirembrema te gjitheve.
Ju falenderoj pa mase per interesimin tuaj te sinqerte. Vertete eshte shume emocionuese per mua ky reagim solidariteti nga ana juaj. Une aktualisht kam nje gjendje te lehte te semundjes dhe tani po kurohem ne banese. Temperatura ime ne kete moment eshte vetem 37,5 nga 39,5 qe ishte dy dite me pare.
Ne personeli mjeksor dhe mbeshtetes, nuk i shmangemi dot betejes, linjes se pare per te cilen jemi pergatitur.
Eshte normale, qe sado masa parandaluese te marresh, ne front mund te demtohesh ne kete lufte te padukeshme, ndersa Ju mundeni te ekspozoheni sa me pak.
Behuni ju te padukshem per koronavirusin!
Qendroni ne shtepi!
Tani edhe une do te punoj nga banesa per disa kohe,sepse mundet!
Te gjithe bashke do tja dalim!