Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin për çeljen e negociatave si në dëshmi që BE mbështet Shqipërinë. Basha shton se tashmë e gjitha është në dorën e vendit për plotësimin e kushteve të vendosura.
“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre” shkruan Basha.