Nuk ka asnjë provë që ko.ron.avirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi, është kjo deklarata e shumëpritur që është dhënë së fundi nga Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit EFSA , përmes drejtoreshës shkencore Marta Hugas.

Ka qenë Autoriteti Kommbëtar i Ushqimit, ai që ka postuar mesazhin e EFSA, së bashku me këshillat për të lartë mirë frutat dhe perimet, si dhe për të shmangur konsumimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur,produktet qe blini.

Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit. Në fakt, edhe nëse në origjinën e epidemisë në Kinë ka pasur një kalim të koronavirusit të ri nga kafshët tek njerëzit, tani patogjeni po përhapet nga një person në tjetrin, kryesisht përmes teshtitjes dhe kollitjes .