Pavarësisht se pjesa dërrmuese e qytetarëve janë ndërgjegjësuar në Shkodër ka pasur disa raste sporadike ku është thyer urdhri i qeverisë mbi orarin e lëvizjes. Nga policia gjatë kontrolleve janë konstatuar shtatë shkelje për ditën e sotme.
Tre personave që janë kapur duke qarkulluar në shkelje të orarit u është hequr leja, ndërsa tre të tjerëve u është bllokuar makina. Gjashtë shkelësit e urdhrit janë gjobitur edhe me nga 10 mijë lekë sipas Aktit Normativ.
Ndërkohë që është gjobitur edhe një lokal me 100 mijë lekë pasi hapi dyert duke thyer urdhrin. Në Shkodër nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus. Prefektura njofton se janë mbështetur familjet në nevojë me pako ushqimore, janë dezinfektuar rrugët, pedonalet, tregjet dhe trotuaret.