Italia ka kaluar 24 orët më të rënda që nga shfaqja e pandemisë cor.onavi,rusit në këtë shtet para më shumë se një muaji.
Autoritetet Italiane kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 793 vik.tima si pasojë e pandemisë CO.VID 19, duke shënuar ditën më të rëndë sa i përket numrit të viktimave.
Ndërkohë që numri i vi.ktimave ka kapur shifrën 4825, dhe vetëm në Lombardi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 546 persona.
Raportohet po ashtu se numri i të infektuarve për 24 orë është 4921 raste të reja, duke kaluar mbi 53 mijë të infektuar.
Që nga data 15 mars, në Itali në vazhdimësi është raportuar për numër të madh të vi.ktimave, mirëpo 24 orët e fundit kanë qenë fatale për Italinë duke e goditur rëndë shëndetësinë Italiane.