Edhe në këto ditë të zeza, Edi Rama nuk harron të shfryjë urrejtje mbi Shkodrën e shkodranët.

Njësoj siç është përjashtuar nga çdo fond qyteti që në 2013, sot në ditët e Pandemisë përjashtohen mjekët e Spitalit të Shkodrës dhe të Qendrave Shëndetësore, nga shpërblimi.

Janë mjekët dhe infermierët e Shkodrës, heronjtë që po mbrojnë qytetarët, në këto ditë të vështira.
Edi Rama nuk mund ta dijë nga bunkeri i Surrelit, se 600 shtetas janë kontrolluar nga ky personel mjekësor, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit vetëm 3 javët e fundit.

Shkodrën, Edi Rama e diskriminon duke:
– e lënë totalisht pa kite testimi të COVID-19,
– e lënë pa furnizim me maska, doreza e veshje specifike për stafin mjekësor,
– veçuar nga shpërblimi vetëm personelin për Qarkun tonë;
gjë që tregon arrogancë ndaj qytetit ngaqë nuk iu nënshtrua kurrë as atij e as sojit të tij.

I bëj thirrje Deputetëve shkodranë të PS, të cilët dihet që nuk e kanë prioritet qytetin e lindjes, por të paktën në këto ditë të vështira, të kërkojnë nga Edi Rama; që një herë të vetme Shkodra të trajtohet njëlloj si qytetet e tjera të vendit.
Mos lejoni diskriminimin e stafit mjekësor të Qarkut Shkodër!

Jemi ne që duam të jetojmë të shëndetshëm në këtë qytet dhe mjekët janë heronjtë që na gjenden pranë në çdo moment të vështirë për jetën, prandaj duhet respekt maksimal ndaj tyre e sidomos në këto ditë që ndodhen në vijë të parë të betejës me virusin.

#RespektperMjeket
#RespektperInfermieret
#EdiRamaPseUrrenShkodranet