Ka humbur nje shtetas 70 vjeçar i quajtur Gjeke Marku nga fshati Ças i Velipojes ne Bashkine e Shkodres Nga sa mesohet nga familjaret e tij ai ma humbur kontaktet qe me daten 7 mars te ketij viti.
Ne interesimin e tyre por edhe nga te dhenat e sistemit TIMS 70 vjeçari Gjeke Marku nga Çasi i Velipojes me 7 mars 2020 ka kalur permes Pikes se Kalimit Kufitar Muriqan Sukobine me autobusin e linjes Shkoder Milano.
Dhe me daten 8 Mars ka zbritur ne qytetin e Milanos. Ne interesimin e familjes te cilet kane arritur te kontaktojne me drejtuesit e autobusit te linjes keta te fundit jane shprehur se 70 vjeçari ju ka thene se do vine ta marrin familjaret e tij.
Ndersa askush nga te afermit nuk ka pasur dhe as ka dijeni per kete udhetim te tij drejte shtetit Italian. Familjaret e 70 vjeçarit kerkojne informacion qe mund te kete vlere per gjetjen e tij, pasi 70 vjeçari eshte person me probleme shendetesore.