Në celularët e prindërve të nxënësve të shkollës jopublike “Omiros” në Korçë ka mbërritur një mesazh nga drejtoria e shkollës që i ka alarmuar të gjithë.
Një arsmitar ka rezultuar me koronavirus.
Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një mësues grek. Ai ndodhet në Greqi dhe po mjekohet atje.
Gazetarja e Abc News, Lediona Xheladinaj është prind i një prej nxënësve dhe pas lajmit ajo dhe familja e saj u vëtëkarantinuan.
Xheladinaj raporton se është skandaloze që prindërit dhe nxënësit njoftohen 4 ditë me vonesë nga momenti kur arsimtari ka dalë pozitiv.
Në njoftimin e shkollës citohet, se “Omiros” u mbyll 4 ditë përpara se mësuesi të shfaqte shenjat.
Po ato pak orë para urdhrit të Ministrisë së Arsimit mësuesi ka patur kontakt me shumë nxënës apo kolegë.
Ndaj në mesazhin dërguar prindërve theksohet:
Duke pasur parasysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e OBSH-së në rast se keni një prej shenjave që lidhen me infektimin nga ky virus.
Pas marrjes së këtij lajmi tronditës, gazetarja e Abc News është vetëkarantinuar bashkë me vajzën dhe pjesën tjetër të familjes.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Drejtorisë Arsimore të Korçës dhe ministrisë së Shëndetësisë ndaj kësaj situate pasi qindra prindër janë të alarmuar. /abcnews.al