Pavarësisht se kërkon që çështja e koronavirusit mos të politizohet, Edi Rama gjen kohë që të sulmojë kreun e PD Lulzim Basha për të cilin thotë se fle gjumë, dhe bën sikur propozon masa. Duke qenë se
Basha ka propozuar fillimisht masën për shtyrjen e pagesës së kredive, apo pagesën për bizneset, që më pas janë miratuar, kryeministri duket të jetë ndjerë në siklet.
Postimi i Ramës:
MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO STË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!
Edhe pse nuk është rasti dhe as situata për të bërë politikë, liderët e partive në vendin tonë, e veçanërisht ai që është në krye të qeverisë, gjen kohë edhe për të bërë polemika në rrjetet sociale. As tërmeti, dhe as koronavirusi me këtë që shohim derimë tani, nuk ka bërë dot që palët politike të zbehin divergjencat e mëdha mes tyre dhe të bashkëpunojnë realisht për të mirën e qytetarëve.