Drejtoria rajonale e tatimeve dhe hetimi tatimor i Shkodrës në vetëm dy ditë kanë vendosur 15 gjoba për subjekte të ndryshme të cilat kanë shkelur rregullat e vendosura nga qeveria si masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Drejtori rajonal i tatimeve në Shkodër Herion Jashari i bëri thirrje subjekteve që janë të hapura që të mos abuzojnë me çmimet.
Fakti që çmimi i limonëve dhe portokalleve është rritur nuk ka të bëjë me tregtarët e vegjël në Shkodër por ky çmim është rritur nga grosistët në Tiranë nga ku vjen ky mall i importuar tha drejtori Jashari.
Të vetmit që mund të shkojnë fizikisht tek drejtoria rajonale e tatimeve janë ata që kanë nevojë për të marrë blloqet e TVSH së. Vetëm ky shërbim ofrohet në sportele fizikisht, shërbimet e tjera siç janë vërtetimet për bizneset dhe të tjera ofrohen vetëm online sqaron drejtori Jashari.
I pyetur se sa është numri i bizneseve që janë të mbyllura dhe atyre që po qëndrojnë hapur drejtori Jashari tha se ende nuk ka një shifër të saktë ndërsa ky evidentim ka nisur që të bëhet gjatë ditës së sotme dhe shumë shpejt mund të ketë shifra të sakta. star plus