Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për ndalimin e qarkullimit në këmbë pas orës 18 00 për qytetarët.
Ata që do e thyejnë këtë masë do të ndëshkohen me 10 mijë lekë të reja gjobë si dhe nëse kanë mjet të disponueshëm, do t’u bllokohet.
Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 njëzet mijë lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të pikave 17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj thuhet në vendim.