Kanë mjaftuar rrezet e diellit për të parë shumë shkodranë në rrugë të cilët kanë shfrytëzuar hapësirat rekreative dhe rrugët, pavarësisht masave ndaj COVID19.

Edhe pse nuk janë ditë pushimi apo pikniku shkodranët kanë vërshuar në rrugë.

Policia është lakolizuar në hyrje të urës së vjetër të Bunës duke tentuar të ndalojnë qytetarët që të shkojnë në pikën turistike të Shirokës.

Ndërkohë, shumë qytetarët janë duke u drejtuar drejt kësaj pike turistike përmes urës së re të Bunës.

Nga ana tjetër, shumë të tjerë ndodhen në lulishte dhe parqet e qyteteve.

Ndonëse policia ka këshilluar që të futen brenda dhe të kenë kujdes, shkodranët duket se e kanë injoruar këtë kërkesë.

Gjatë ditës së djeshme nga Hani i Hotit janë futur rreth 700 shtetas, ku mes tyre ka pasur edhe shtetas të huaj nga vendet e prekura me koronavirus.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka raste të prekura me COVID19.