Kryeministri Edi Rama thotë se brenda kësaj jave qeveria do të getë gati një plan për garancinë fiskale, për ata që u detyruan të braktisin punën duke iu bindur urdhërit të qeverisë për vetë izolim.
Rama gjithashtu premtoi se do të komunikojë me presidenten e KE së Ursula Von der Leyen, të cilës do ti kërkojë të mos tërhiqen donacionet që janë dhënë për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, pasi rindërtimi do të vazhdojë.
Rama tha se Shqipëria është nga vendet e pakta në botë që ka aplikuar masa ekstreme për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, por asnjë vend i prekur nuk e ka pezulluar punën në fabrika.
Ju kërkoj të bëni durim, si kurrë ndonjëherë më parë dhe dëgjoni Lutjen time për të parë përmasën e jashtëzakonshme të vështirësisë që duhet të kapërcejmë. Të sfiduar nga nervat tuaja nga zakonet e jetës së përditshme, keni të drejtë të ankoheni, të alarmoheni, keni të drejtë të mërziteni, acaroheni, madje edhe të më shani dhe të më ofendoni.
Por mos vini në diskutim kufizimet dhe të shkelni ligjin special, të cilin më ka rënë mua barra tua komunikoj, në bazë të orientimeve të eksperteve dhe vendmimarrjeve të ministres se shëndetësisë. Kjo nuk është luftë e shkurtër dhe mund ta mbarojmë me një fundjavë.
Askush nuk e di sesa mund të zgjasë. Ka kapur gafil edhe fuqitë më të mëdha. Ajo që dimë është se të gjithë po i nënshtrohen pas vonesash të demshme, është se i vetmi ilac për të ulur viktimat e këtij virusi që nuk i është gjendur ilaci, është kufizimi drastik i lëvizjes dhe distancimi nga njëri- tjetri.
Unë, që më qëlloi të jem sot lideri juaj dhe që nuk i iki dot vështirësive duhet të varesha nga këmbët te sheshi Skënderbej, nëse nuk merrja këto masa.
Ky virus po sprovon Shqipërinë. Kush nuk e kupton le të më shajë nuk ka problem. Dhe madje sinqerisht e mirëkuptoj. Mjafton të mos shkelë rregullat. Ama të jemi të qartë: vendimi për mosmbylljen e aktivitetete prodhuese nuk do të thotë sakrifikim i atyre që shkojnë në punë.
Ne kemi qenë të parët në rreshtin e parë të vendeve që mbyllen shkollat, por asnjë vend nuk e ka përfshirë pjesën kritike të sinzhixhirit ekonomik. As Italia nuk i ka mbylluyr fabrikat, as Izraeli, as Franca që nesër kalon në shtetrrethim total. Franca hapi fason për prodhimin e maskave. Asnjë vend, asnjë vend nuk është gjetur i përgatitur për sasinë e maskave dhe respiratorëve mjeksore. Kudo është shpërndarë stoku i skaduar dhe vendet kanë ndaluar qysh herët eksportet e materialeve mjeksore. Por cfarë thonë ekspertët për ata që duhet të shkojnë në punë masat mbrojtëse në punë, për të ruajtur distancat, shmangur kontaktet, funksionojnë. Ne u kemi kërkuar kompanive masat dhe për ato që kapen në shkelje do ndëshkohen.
Zoti na ka dhënë fuqinë e shpirtit dhe mendjes për të bërë mrekullira. Punët e tjera na i kanë lënë ne. disa prej nesh duhet të dalin sot nga shtëpia, që kur të mbarojë lufta të mos na zërë të gjithëve brenda.
Ndërkohë të gjithë duhet të japim dicka nga vetja, do të ulim shpenzimet përkohësisht dhe nuk mund të rrimë në shtëpi si pushime të detyruara për të ngrënë e pirë, ndërkohë që duhet ti gjendemi dikujt tjetër. Ata që kanë një rrogë për të marrë në fund të marsit, ne nuk do ti lëmë në dorë të sipërmarrjes private.
Sipërmarrjes nuk i detyrohet mandati që zgjedhësit ma kanë dhënë mua kur kanë shënuar kryqin në fletët e votimit. Do kemi planin e garancisë financiare për të gjithë ju që latë punën.
Keni dëgjuar këto ditë në TV për miliardat e dhëna. Ata jua kam lënë juve ti gjykoni dhe mos i harroni. Pa pasur gjë në dorë në këtë luftë që nuk bëhet luftë mes partive, ku zhvillohet një beteje ndaj armikut të padukshëm. ne jemi Shqipëria, as Gjermania, as Franca. Nuk i kemi miliardat e ekonomitë e tyre, por kemi këtë shtëpinë e vogël ku po bëjmë gjithcka mundemi. Ndaj sot nuk do bluajmë kocken e ekonomisë sonë kur e dimë që pas disa muajsh ky armik do shporret dhe ekonomia do të jetë aty.
Ju lutem të mos harrojmë disa nga ne janë në cadra, me qiranë që ne paguajmë. Kjo që na ka rënë është më e tmershme sesa tërmeti. Por atyre smund tju themi na falni se do prisni. Me Corona, pa corona ne do të nisim ndërtimin e shtëpive dhe të gjithë të dalim në punë për Shqipërinë.
Kisha bisedë telefonike me Presidenten e BE. Biseda u shty për pas pak me kërkesën e sjellshme të saj për ngarkesën. Një nga arsyet është ti kërkoj se përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojë destincion. Madje sot që flasim, kemi nxjerrë edhe thirrjen publike për tenderin ndërkombëtar për shkollat. Janë 160 milionë dollarë që nuk do lëvizin nga destinacioni dhe sikur gjithë donatorët të na thonë, ndjesë ti kam”.
Një tjetër temë do jetë domosdoshmëria për të mos përjashtuar Ballkanin perëndimor nga eksporti i materialeve mjeksore një përpjekje legjitime për të mos lejuar segmentimin e materialeve mjeksore. BE nuk duhet ta përjashtojë ballkanin nga aksesi për këto mallra. Nesër në qeveri kemi përgatitur një nisëm rajonale për 6 vendet e ballkanit për këtë nevojë.
Ndjesë që do të bëhem i bezdisshëm në këtë luftë fati i se cilës varet nga durimi. Nuk do të zgjasë 1 apo dy apo 3 javë. Po nëse ka një gjë që e dinë të gjithë; sa më shumë durojmë sot, do kemi më pak dëme nesër. Zoti i shqiptarëve është i madh dhe duke e bekuar pa kursim Shqipërinë.