Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një komunikim me qytetarët, ku ka bërë me dije masat e reja që ka ndërmarre qeveria në luftën kundër COVID19. Në deklaratën e tij Rama u ka thënë qytetarëve që të zbatojnë rregullat e vendosura dhe të mbyllen në shtëpi, pasi kjo është një luftë që do zgjasë gjatë.
Kreu i qeverisë tha se qytetarët janë në të drejtën e tyre të thonë se qeveria nuk po vepron mirë, të shajnë atë, por jo të mos zbatojnë Aktin Normtativ, pasi do ndëshkohen.
Më tej shtoi se shumcia e popullit duhet të qëndrojë në shtëpi, por është një pjesë tjetër që duhet të jetë në punë, pasi jeta nuk do ndalet 100%.