Prej shfaqjes së COVID 19 në Shqipëri, ISHP ka njoftuar se deri më datë 15 Mars kanë kryer gjithësej 532 testime gjithsej për të verifikuar personat që mund të jenë prekur nga ky virus. Ndërkohë që raportimet janë shtuar se shumë qytetarë që dyshojnë se mund të jenë të infektuar dhe kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID-19, nuk po arrijnë të kryejnë dot testin, një pjesë e konsiderueshme e testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve të cilit i kanë shërbyer personave që kanë rezultuar pozitiv të papajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse.
“BalkanWeb” ka siguruar nga burime të besueshme pranë ISHP të dhëna personave që i janë nënshtruar testimit. Për arsye etike, me qëllim ruajtjen e privatësisë, nuk do i bëjmë publike, por disa fakte domethënëse do ti raportojmë.
Nga një vëzhgim i listës, ajo çka të bie në sy, është numri i lartë i personelit shëndetësor që i është nështruar testimit. Rreth 30 per qind të numrit total të testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve. Kujtojmë se PD ka kërkuar vazhdimisht marrjen e masave nga Qeveria për pajisjen e personelit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë me mjete mbrojtëse.
Një fakt shqetësues ky, nëse do të kemi parasysh se që nga momenti i kryerjes së testit e deri në daljen e rezultateve, mjekët dhe infermierët duhet të qëndrojnë në izolim. Ndërsa testi ka rezultuar pozitiv deri më tani për më shumë.
Gjithashtu në listë vihet re se në listën e personave të testuar ka edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndër to një deputet i qarkut Shkodër dhe një deputet i qarkut Durrës. Edhe pse testet e tyre kanë rezultuar negativ deri më tani.