Vajzat dhe djemtë e kombëtares në vlerësim të situatës pandemike që gjendet tashmë Europa dhe mbarë bota për shkak të virusit COVID 19 kanë një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.
Armando Sadiku, Mërgim Mavraj Keidi Bare, Hysen Memolla, Kristi Qose, Marash Kumbulla, Klaus Gjasula, Enea Mihaj, Thomas Strakosha, Megi Doçi, Gentian Selmani, Elseid Hysaj, Suada Jashari dhe Mikaela Metalla, njëzëri këshillojnë që duhet të rrimë në shtëpi, të ndjekim rregullat e organizatave të shëndetit për të mirën tonë, familjarëve dhe gjithë komunitetit që na rrethon.
Federata e Futbollit në këto ditë të vështira, i bën thirrje të gjithë opinionit publik për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi. Vetëm kështu mund të mbrojmë sëbashku jetën dhe të kalojmë këtë situatë