Nga DVP informohemi se jane kontaktuar deri tani rreth 500 shtetas ne te gjithe territorin e Qarku te ciket kane hyre ne territorin e pese bashkive nga data 27 Shkurt
Kane vijuar veprimtarite e strukturave te policise, ushtrise nepermjet postoblloqeve per ndalimin e mjeteve te pa akredituara. Ne bashkepunim me strukturat e te gjitha inspektoriateve jane mbyllur te gjitha baret, bilardo dhe restorante ne te pese bashkite. Ne piken e Kalimit te Muriqanit nuk ka patur fare qarkullim te kembesoreve.
Nga Drejtoria Rajonale informohemi se deri tani nuk ka asnje person te shtruar me coronavirus, njekohesisht edhe per te shtruarit e tjere jane pyetur dhe nuk kane rezultuar te ardhur nga jashte dy javet e fundit. Nga institucioni i Tatim Taksave kane dale te tre grupe pune per te monitoruar cmimet e tregut dhe eshte konstatuar se cmimet jane ngritur nga subjektet tregtare ne Tirane te cilet jane reflektuar ne tregun e ambulanteve ne Shkoder. Nderkohe qe ka patur sasi te konsiderueshme te mjeteve te importit qe kane hyre ne Dogane e cila do ndikoje ndjeshem ne uljen e cmimeve ne ditet ne vijim. Nga IShP informohemi se eshte derguar per analize nje i dyshuar gjate dites se sotme i cili ka rezultuar negativ .
Nga pese komisariatet e policive ka vijuar puna per verifikimin dhe kontaktimin e personave te ardhur nga jashte ne vendbanimet e tyre, per numerin e sakte te kontaktuarve do ju njoftojme ne vijimesi.
KMC ka kerkua angazhim me te madh te strukturave ligjzbatuese dhe njekohesisht nepermjet media sensibizim per ndergjegjesimin e komunitetit qe te reduktojme levizjet duke qendruar ne shtepi dhe te respektojne ne maksimum rregullat e reklamuara tashme nga MSh. Vazhdojme te ndjekim dhe monitorojme situaten ne te gjithe teritorin e Qarkut duke bashkepunuar intensivisht me te gjithe strukturat qendrore dhe lokale anetare te KMC.