Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikuar sot një video ku shihet një e moshuar e cila shoqërohet nga mjekët drejt ambulancës.

Sipas Spahisë e moshuara është e prekur nga koronavirusi dhe mjekët nuk kanë veshjet mbrojtëse kundër këtij virusi. Ish deputeti shton më tej se kjo është një papërgjegjshmëri kriminale dhe rastet me COVID19 po rriten.

“PAPERGJEGJSHMERIA KRIMINALE VAZHDON! Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa KRIMINALE! Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID19. Sic shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrotjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!!

Posted by Bardh Spahia on Saturday, March 14, 2020

Dhe sic shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, NUK KA VESHJE SPECIALE PER TA VIZITUAR!!! Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, cka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre? Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale? A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu BARTES i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithe qytetaret????” shkruan Spahia.