Zef Shtjefni, prodhues dhe ekspert ekonomie në një intervistë të dhënë sot për gazetaren e Fax neës Mirilda Tili, foli lidhur me mbylljen e disa ndërmarrjeve dhe efektin në ekonomi që do të ketë koronavirusi.
Shtjefni tha se duhet të mendohet rruga që fabrikat të mos mbyllen, për shkak se kjo do të sillte që shumë familje të mos kishin mundësi për të blerë dhe ushqimet bazike të tyre.
Shjefni deklaroi se disa sektorë mund të vazhdojnë shumë mirë punën, me marrjen e masave të kujdesshme të higjenës, pasi në të kundërt ekonomia shqiptare do ta kishte të pamundur që të ringrihej.
“Shpresoj që të mësohemi që ta mposhtim frikën në radhë të parë, pa nënvlerësuar asnjë masë mbrojtëse. Shoqata e biznesit është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë, thirrja ime është për të mos ndaluar prodhimin, tregtinë, transportin dhe punën.
Problemi është i ndryshëm, ka disa ndërmarrje si qeramika dhe metalet që nuk kanë dendësi të madhe njerëzish, janë të ajrosura shumë mirë, dhe nuk kanë rrezikshmëri të madhe kontaminimi. Nuk duhet lejuar që të hanë afër, duhet të ajrosen, këto ndërmarrje që kanë hapësira, duhet që të lejohet të punojnë.
Këto janë masat e para, problemi më i madh qendron te fasonet, ato janë të detyruar që të dëgjojnë qeverinë për masat mbrojtëse, ose do të reduktojnë numrin e punonjësve, ose duhet të jenë me turne. Të kenë maska dhe doreza, më mirë ta kenë ushqimin te tavolina e punës, të shkojnë sa më shumë në këmbë, le ta bëjnë një gjysmë ore ecje.
Ne kështu mund ta bëjmë që të mos shuhen këto sektorë jetikë për jetën e njeërzve. Çfarë do të ndodh pas një muaji, kur fëmijët do të kërkojnë ushqimin te shtëpia. Shqipëria ka dhe një fat nga kjo që ndodhi, dhe koha është duke u nxehur, nuk besoj se ka shanse që këto viruse të jetojnë gjatë.
Bizneset po tregohen shumë bashkëpunues, unë mendoj se ndalimi i njerëzve është gjëja e duhur, por nuk duhet të ndalet transporti i mallrave. Unë mendoj se tragetet e mallrave nuk kanë pse të ndalohen, ata duhet të vazhdojnë të sjellin dhe të dërgojnë mallra, vetëm kështu ne mund ta mbajmë në këmbë ekononimë.
Njerëzit po ndërgjegjësohen dhe kjo është një shenjë shumë e mirë, nuk mund të bllokohet ekonomia, pa masa lehtësuese. Unë kam kompaninë time në Itali, në Venecia, dhe tashmë punonjësit atje marrin asistencë nga ana e shtetit.
Marrin rreth 80% të pagës, nëse qeveria do e shohë që ta mbyllë patjetër një x sektor, atëherë duhet patjetër që të ndërhyjë shteti me ndihmën e tij. Nuk është shaka mbyllja e fabrikave, pasi rindezja e tyre do të paktën 15 ditë, pasi është një proces shumë i gjatë.
Qeveria ka në dorë që të spostojë taksat, ngrirjen e interesave bankare, masa e tatim fitimit, sa kohë që je i bllokuar, apo lehtësira të tjera”, tha Shtjefni.