Mjeku i njohur Isuf Kalo gjatë një interviste televizive komentoi situatën e krijuar nga Koronavirusi në vend. Ai tha se në fillim Koronavirusi u nënvlerësua, por tani janë duke u marrë masat e duhura.
Askush nuk e njeh këtë virus, askush nuk e di nëse mbaron në qershor, kjo është një luftë që na ka kapur të papërgatitur, me logjikë veprohet kështu që të minimizojmë kontaktet është virus i egër dhe tinzar, pasi e prek një njeri rri i heshtur dhe prek edhe të tjerët deri sa vjen dhe shperthen- tha doktori.
Sipas disa studimeve, thuhet se Koronavirusi nuk reziston të temperatura të larta, megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë.