Në fjalimin e kryeministrit britanik Boris Johnson të mbajtur përpara popullit britanik, kishte dicka kontradiktore në raport me fjalën e mbajtur nga liderët e shteteve të tjera të prekura nga koronavirusi.
Kryeministri britanik Boris Johnson, sa duket i “përkulur” dhe këshilluar edhe nga këshilltarë shkencorë e nga mjekët e vendit, tha se qeveria e tij po kalonte në fazën e një vonese për të zgjidhur problemin e shpërthimit të koronavirusit. Johson mbajti një fjalim me fjalë të “ashpra” duke paralajmëruar britanikët se ata po përballeshin me krizën më të keqe të shëndetit në një brez, kurse shtoi se “duhet të ishin po ashtu të përgatitur të humbin njerëzit e tyre më të afërm”
Mediat botërore ngrenë dyshime se Britania e Madhe di dicka më shumë sesa shtetet e tjera të Europës. E megjithatë, Britania e Madhe duket se nuk ka marrë masa kaq të ashpra sa kanë marrë shtetet e tjera të Europës. Johnson tha se Britania e Madhe, për momentin nuk do të marrë masa të ashpra si shtetet e tjera, së paku deri tani. Megjithatë, edhe nën presionin e Johnson, qeveria tha se po përgatit legjislacionin e urgjencës, për të parandaluar ngjarje të rënda me përmasa të mëdha.
“Ministrat po punojnë me këshilltarin kryesor shkencor dhe shefin kryesor mjekësor në planin tonë për të ndaluar lloje të ndryshme të ngjarjeve publike, duke përfshirë mbledhjet masive, duke filluar javën e ardhshme,, tha një burim pranë qeverisë britanike për mediat. Arsyeja që Mbretëria e Bashkuar ka mbajtur masa më të rrepta të “distancimit shoqëror” duket se është e rrënjosur në parashikimin e qeverisë se shpërthimi mund të mos arrijë për momentin, por pas 14 javëve.
Rekomandimi i fundit për britanikët është të izolohen për shtatë ditë nëse fillojnë të përjetojnë një kollë të vazhdueshme ose temperaturë të lartë, dhe të vazhdojnë me higjenën rigoroze, si larja e duarve të tyre shpesh dhe dezinfektimi.
Ministrat e qeverisë britanike shprehen se vendimet e tyre udhëhiqen thjesht nga shkenca. Sipas tyre, shkenca thotë se për momentin në Britani njerëzit duhet të përgatiten, pasi shpërthimi mund të jetë në një kohë të mëvontë. Mirëpo, vendimet e qeverisë janë interpretuar në mënyra të ndryshme nga analistët e njohur në vend. Disa thonë se ai nuk po lufton si duhet ashpërsinë e virusit, ndërsa të tjerë shprehen se Johson po merr disa masa ndaluese, si ajo që njerëzit të mos qëndrojnë kaq afër me njëri tjetrin dhe të kenë kujdes për higjenën personale.
Deri të premten, në Britani kishte të konfirmuara 798 raste, nga të cilat 10 persona kanë vdekur. Sidoqoftë, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Patrick Vallance ka pranuar se ishte e mundur që 5000 deri në 10,000 njerëz tashmë mund të infektohen.
Mjekët thonë se shpërthimi i koronavirusit në Britani mund të ndodhë më vonë
Ekspertët e mjekësisë në Britaninë e Madhe vlerësojnë se në vendin ishullor koronmavirusi vetëm sa kja nisur dhe se shpërthimi ende nuk ka “mbërritur” Ata për momentin po marrin vetëm disa vendime, duke mos lejuar njerëzit që të rrinë afër, si dhe duke dhënë rekomandime që të mbajnë pastër higjenën personale.
Sipas parashikimeve, kulmi i shpërthimit të koronavirusit në shtetin briotanik mund të jetë në prill ose gjatë muajve të verës, kohë kur duhet të “merren masat më të shumta” Por, shumë mjekë thonë se situata në Britani nga koronavirusi ka prirje të shkojë sin ë Itali aopo në Kinë, ndaj edhe emergjenca duhet të jetë më serioze. Kryeredaktori i revistës me ndikim The Lancet kritikoi vendimin e Ministrisë së Brendshme, e cila me anë të një lajmërimi thoshte vetëm disa masa që njerëzit duhet të marrin, por nuk paracaktoheshin rregulla të ashpra, si prsh në Itali.
“Unë jam i alarmuar. Situata paraqitet serioze dhe duhet të merren masa menjëherë, sikundër është bërë në Itali. Ministria e Brendshme nuk mund të ndalet vetëm në disa rekomandime të thjeshta. Ne kemi nevojë për një kapacitet urgjent të rritjes në kujdesin intensiv. Ne duhet tgë jemi të sinqertë për atë që pritet të ndodhë gjatë javëve të ardhshme” tha kryeredaktori i revistës së njohur Richard Horton. Kryeredaktori Horton shtoi se Britania po ashtu duhet ta marrë seriozisht edhe shqyrtimin për mbyllje të kufirit, pasi situata paraqitet me rrezik.
Boris Johnson nuk po vepron si Donald Trump
Johnson deklaroi se situate nga koronavirusi paraqitet serioze, duke shtuar se edhe marrja e masave “drakoniane” nuk do zgjidhte domosdoshmërisht problemin. Shkollat nuk janë mbyllur në Britani, ndryshe nga se ka ndodhur në Itali, Francë dhe shtete të tjera të mëdha europiane.
Një ekspert britanik tha se Trump mbylli kufijtë, ndërsa Johsnon nuk e bëri këtë dhe se është i impresionuar nga ky veprim. “Unë nuk jam një adhurues i Johnson, por ai po vepron ndryshe edhe se Donald Trump. Ai nuk po merr masa drakoniane, as po mbyll kufijtë. Dhe, ndoshta ai po merr masa aq sa sheh se ka nevojë realiteti. Edhe ne nuk e dimë nëse mbyllja e shkollave realisht është nevojë” tha për CNN Dr. Clare Uenham, asistent profesor i politikës globale të shëndetit në London School of Economy