Ministrja e Shëndetësisë ka publikuar një video ku shihet duke komunikuar përmes rrjeteve sociale, me mjekët që gjenden brenda spitalit infektiv, dhe po u shërbejnë 8 pacientëve të shtruar, që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas shefes së infektivit Najada Çomo, vetëm një prej rasteve që janë shtruar në Infektiv, është në gjendje të mesme shëndetësore, ndërsa 7 të tjerët paraqiten më mirë.

8 sëmurët që janë të shtruar janë në gjendje të mirë, vetëm njëri prej tyre është në gjendje të mesme. Vazhdon puna, ekipi është në krye të detyrës, siç e shikoni mjekët janë të veshur me veshje profesionale, shprehet Najada Çomo, shefja e infektivit, dhe iu kërkon të gjithë qytetarëve që të kenë besim te puna e tyre.

Një mjek duket se është rikthyer për të shërbyer pranë spitalit infektiv.

MIRËNJOHJA SKA FUND PËR HERONJTË E SPITALIT INFEKTIV, QË JO VETËM PO BËJNË BETEJËN E JETËS SË TYRE NËN ATË ÇATI, POR PO TREGOJNË NJË AFTËSI TË ADMIRUESHME PROFESIONALE NË ÇDO ASPEKT

KRENAR PËR OGERTËN QË PO UDHËHEQ ME PËRKUSHTIM TË MADH, QARTËSI E VENDOSMËRI MBRESËLËNËSE NË NJË FRONT, KU ÇDO ORË ËSHTË NJË SFIDË MË VETE DHE KU FUNDI I TUNELIT ËSHTË ENDE LARG ME KËTA NJERËZ JINI TË BINDUR SE SHQIPËRIA DO TË BËJË MË TË MIRËN E MUNDSHME