Pas pak ditesh do te festoje 33 vjetorin e lindjes se tij dhe natyrisht qe mosha ecen dhe karrieres duket se po i vjen fundi gradualisht. Ndriçim Shtubina nuk e pranon se ka ardhur ai moment dhe thote se do te vazhdoje ende te luaje perderisa ndjehet mire fizikisht dhe ne çdo drejtim tjeter.
Megjithate, eshte koha edhe per te bere bilancet e karrieres se deritanishme, gjate se ciles shumicen e kohes ka luajtur me Vllaznine dhe mesfushori me tipare sulmuese ndjehet mire qe ka dhene kontributin per kete skuader.
“Unë kam marrë maksimumin nga Vllaznia dhe ndoshta si lojtar nuk e kam dhënë gjithmonë maksimumin, por e përgjithshmja ime është e mirë. Ndoshta fati im i keq që po luaj në vitet jo më të mira të historisë së kësaj skuadre, megjithatë jam munduar gjithmonë të jap maksimumin, aq sa kam patur mundësi.
Jam përgjithësisht i kënaqur me karrierën time sepse kam zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe po ashtu kam shënuar edhe gola që kanë qenë shumë deçiziv. Ndoshta njerëzit nuk i kujtojnë por unë i mbaj mend gjithmonë” thote per “Shkodra Sport” futbollisti Shtubina.
Ai nuk ka qene pjese e skuadres kur ajo ra nga kategoria megjithate e ka vuajtur shume kete gje dhe te gjithe e mbajne mend nje dedikim prekes ne ato momente te veshtira te skuadres shkodrane kur ai duke postuar foton e te atit, shkruante: “Ka njerez qe kane vdeke duk pa Vllaznine ne stadium e keshtu ka ndodh me babin tem. Njerezit vdesin, por Vllaznia nuk vdes kurre”
33 vjeçari ka permendur te atin, qe i eshte ndare nga jeta heret dhe ne fakt çdo gje qe ka arritur ne karriere, ia dedikon pikerisht atij e per kete shton: “Ai është i vetmi person i cili ka pasë dëshirë që unë të bëhem futbollist, por fati jem i keq dhe i babës tem që nuk arriti me më pa në fushë, por gjithsesi besoj që ai është i kënaqur dhe e di se çfarë kam bërë për momentin”
Ne fund ka edhe pak fjale dashurie per Vllaznine dhe ngjyrat kuqeblu per te cilat thote: “Për Vllazninë më dhemb zemra sepse aty është jeta jeme, aty kam dhanë gjithçka sepse kam kaluar thuajse gjithë jetën time me ekipet e saj sepse stërvitem që 9 vjeç me këto ekipe. Më vjen jashtëzakonisht keq që e fillove dhe po shkoj drejt fundit të karrierës dhe nuk fitova asnjë trofe me Vllazninë”
© shkodrasport.com