Nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në shtet-rrethim , ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi.
Konkretisht, nga e premtja në orën 06 00 deri të dielën në mesnatë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit ndër urban, nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Fieri dhe Vlora. Të vetmet mjete që do të lejohen të qarkullojnë janë vetëm automjetet shtetërore, autoambulancat dhe mjetet që transportojnë mallra.
Një tjetë masë e vendosur është se e gjithë administrata shtetërore nesër do të jetë pushim. Kreu i qeverisë, bëri me dije se ata që punojnë në aeroporte dhe institucione të tjera shtetërore, dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, Rama njoftoi se mbyllen puna e patentave, kolaudimi i makinave, ndryshimi i pronësisë dhe të tjera shërbime që kryhen nga DPTRRSH. Ndërkohë që një zgjidhje ka edhe për të gjitha bizneset e shqetësuara.
Të gjitha sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo furnizime, duhet të akreditojnë makinat e punonjësve, emër për emër, në Polici