Është proceduar penalisht në Prokurorinë e Gjirokastrës kreu i Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Gjuci, i cili është kallzuar penalisht për shpërdorim detyre.
Burime bëjnë me dije se janë materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Gjolek Guci, banues në Memaliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Memaliaj sepse ka bërë kallzim shtetasi Luan Bino banues në Tiranë, se ka kryer shpërdorim detyre duke hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës
Gjuci u zgjodh në krye të Bashkisë së Memaliajt në zgjedhjet e 30 Qershorit ndërsa është akuz uar më herët dhe nga PD, se ka ndryshuar identitetin