Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë 24 orëve janë testuar 8 të reja me COVID 19 duke rezultuar në total 23 raste pozitive

Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID 19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID 19

Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. 5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë 3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID 19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45 vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë. Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera në total që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta. harta e rasteve të konfirmuara me COVID 19 është si vijon

Tiranë 16 raste, Durrës 3 raste njera prej të cilave ka ndërruar jetë
Lushnje 1 rast Elbasan 2 raste Rrogozhinë 1 rast Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin të ndjerën, por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.
Numri i personave në vetëizolim është 18 Numri i personave në vetëkarantimim është 134.