Atletico Madridi eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampioneve të mërkurën në mbrëmje, mirëpo qyteti i Liverpoolit thuhet se është duke vuajtur vizitën e klubit spanjoll edhe më shumë, pasi tifozët madrilen besohet se kanë infektuar me koronavirus tifozët e Liverpool.
Shumë gazetarë kishin shkruar se kjo përballje duhej të ishte zhvilluar pa praninë e tifozëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarisht ka shpallur koronavirusin pandemi dhe shumë shtete të ndryshme në Evropë janë vendosur në karantinë. Rreth 3000 tifozëve të Atleticos udhëtuan nga Spanja një ndër vendet më të prekura nga virusi Covid19 në Evropë.Faqja e tifozëve, Liverpool Echo, ka publikuar opinionin e disa ekspertëve që thonë se ardhja e tifozëve të Atleticos do ta rrisë rrezikun nga koronavirusi në Liverpool.