Kreu i PD, Lulzim Basha në lidhje live në ”Opinion” i është përgjigjur Edi Ramës sa i përket kritikat të këtij të fundit lidhur me rolin e opozitës në situatën me koronavirusin në Shqipëri.
Basha ka thënë se Rama, qeveria dhe autoritetet nuk duhet të kenë komplekse pse opozita i bëri më parë propozimet për masat.
Kryeopozitari ka thënë se që në 24 shkurt bëri propozimin e parë për regjistrin e udhëtarëve që vinin nga zonat ‘e kuqe’ të Italisë dhe kontrollet autoritetet i bënë 2 javë më vonë.
Autoritetet zbatuan masat shumë më vonë se thirrjet e tij thotë Basha por shtrin dorën për bashkëpunim me qeverinë edhe pse i qëndron planit të PD për këtë krizë që sipas tij është publik dhe qeveria mund ta marrë.
Mendoj që është rast unik që ta nisim me sulme nga kryetari i qeverisë kur përgjegjësia për administrimin e krizës është e qeverisë.
Bashkëqytetarëve të mi i shpreh solidaritetin duke i falenderuar për masat që janë marrë në këto ditë që duhen sakrifica. Shpreh mbështetjen që këtë moment ta kalojmë.Ne kemi mungesë të ujit të rrjedhshëm, siç është pamundësia e 50 per qind të shqiptarëve për të siguruar ushqime bazë apo atyre që janë në punë fikse të përditshme. Shëndeti, siguria dhe mirqënia e qytetarëve kjo më intereson mua dhe Partisë Demokratike sot.
Nuk është koha për panik, kam shqetësim për prindërit dhe për të afërmit që janë të sëmurë dhe njerëz që janë në gjendje të rënduar.
Kriza kërkon jo ti përgjigjesh por ti ecësh një hap përpara. Intensiteti i masave nuk merret pasi Që në 24 shkurt i kërkova masat, qeveria nuk i mori dhe dëmton qytetarët. Më 24 shkurt kam kërkuara publikisht që të ndërtohet një regjistër i posaçëm për njerëzit që vijnë nga zonat e kuqe. Nuk e bëri. Sepse atëhere Rama ishte në një gjendje tjetër mendore dhe i ishte bashkëngjitur një gjumësie të opinionit publik madje dhe në tallje. Dje nxori ushtarët dhe policët që të kontrollonin ata që erdhën. Imagjinoni sa të lehtë do ta kishte.
Marrëdhënia jonë me Italinë është e veçantë. Nëse bëj një matematikë të thjeshtë, janë mijëra që kanë ardhur dhe kanë ikur. Nuk mund të bësh parada me ushtarë dhe policë. Madje dhe ata ekspozohen. Një masë që propozova u mor dy javë me vonesë. Në momentin që nisi situata, që nuk janë pacientët zero, nuk e dimë që është rasti i parë apo jo.
Shifrat zyrtare janë shumë më të ulëta se shifrat e vërteta. Kur morëm masat për të mbyllur shkollat, sigurisht ne kemi humbur shumë kohë, si opozitë kemi bërë detyrën tonë. Qeveria nuk duhet të kishte kompleksin pse e propozoi qeveria e para. Duhet të bashkohemi për hirë të gjithë shqiptarëve, pavarësisht kontestimeve politike. Kam kërkuar që qeveria të bëjë detyrën e vet. Sot u morën masat për fasonet dhe call center at. Kjo krizë duhet të menaxhohet çfarë do të ndodhë.
Sa keq do të mund të behet situata?
Çfarë mund të bëjnë institucionet?
Çfarë mund të bëjnë qytetarët?
Me çfarë transparence po bëhet. Kosova ka dhënë 10 milion euro që nuk ka asnjë pacient. Shqipëria ka shumë para, nuk mjafton as dezinfektimi i spitaleve apo qendrave shqndetësore. E para është siguria e personelit shëndetësor. Nuk është i mbrojtur. Në spitalin infektiv një pjesë e madhe e mjekëve janë të pajisur por ajo nuk është vija e parë. E para është sistemi parësor. çdo mjek duhet të jetë i pajisur. E çuan pacientin me koronavirus si një pacient normal. Një pjesë e madhe e punonjësve të Durrësit nuk i kanë dalë ende analizat.
Paralajmërimet u injoruan. Veprimet janë marrë me vonesë. Do të jetë koha për të nxjerrë përgjegjësitë. Të bëhemi bashkë. Mendoj që duhet të kalojmë përtej fasadës. Nuk është çështje gjestesh dhe fjalësh. Na duhen veprime të forta. Na duhet transparencë. Infermierët, mjekët të jenë të sigurt. Duhet të presim derisa të mbushet infektivi? Po marrim skenarin më të mirë pasi kemi 120 njësi respiratore. Nëse nuk marrim masat sot, do të kemi korridoret plot, spitalet plot. Mjekët duhet të kenë të gjitha masat, kitet, tamponet e tështimit.
Absolutisht do ti thoja që të zbatojnë të gjitha rekomandimet dhe këshillat e mjekëve sipas mjekëve apo ato të OBSH zyrtare.Spitalet duhet të jenë gati për fluksin në rritje. Nuk duhet të presim të vijë ajo ditë por sot duhet të merren masat. Sipas të dhënave për një muaj e gjysmë kishte 60 tampona, një përgatitje e pafalshme. Koha që të jemi në solidaritet, të bëhemi një familje dhe të bëjmë gjithçka që njerëzit të jenë sa më të sigurt. Ky është fokusi im dhe çdo kryefamiljari, shqiptari.
Të kontribuojmë. Autoritetet mos kenë kompleks. Opozita këtë detyrë ka të bëjë propozime .Jemi të lumtur që disa propozime u adoptuan. Tani kam dy shqetësime. 50% e popullsisë janë shumë të varfër. Kam me dhjetëra mesazhe, kemi kërkuar rishikimin e buxhetit. Unë po kërkoj diçka fare të thjeshtë. Vonesat që u bënë me tërmetin kemi qindra familje në çadra apo banesa të pasigurta. Ky është realiteti. Unë po kërkoj që mos përsëriten më gabime. Po kërkoj që të merren masa jo sot për sot. Shpreh gjithë gatishmërinë se siç kemi kontribuar do të kontribuojmë.
Qeveria ka plotësuar 4 propozime, kontrollin të qytetarëve nga Italia, një nga prindërit ti paguhet rroga, mjekët në pension dhe sot mbylljen e bizneseve fasone dhe call center. Prandaj kemi paraqitur këtë plan, e ka parë çdo kush. Nuk është çështja pse e thërras në tryezë, në kafe por fokusi nuk është tek unë apo tek Rama. E menaxhon qeveria. Ky plan masash është publik. Një situatë e tillë destabilizon ekonominë. Edhe kjo është emergjente. Njerëz që nuk kanë mundësi të sigurojnë gjërat elementare atëhere kolapsi është dyfish. Nuk jemi Italia dhe Europa. Por duhet zgjidhur qesja. Patjetër që ka para. Si mund të vendosësh 3 milion euro kur ke planifikuar 120 milion euro për koncesione, kjo është papërgjegjshmëri.
Zgjedhja e parë është tja lësh këtyre të parave të dyshimta, dhe zgjedhja e dytë është që u bënë shtetet solidare. Në këtë kohë të devijohen këto para për zgjidhjen e krizës. Protagonizmi sot është për specialistët. Qeveria ka për detyrë ti mbrojë mjekët, infermierët, sanitarët, shoferët e ambulancave tha kreu i PD Basha.
(BalkanWeb)