Një 103 vjeçare është shëruar nga koronavirusi, pas 6 ditëve trajtimin në një spital në Wuhan.
Gjyshja Zhang Guangfen ka lënë spitalin pasditen e djeshme, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo është pacientja më e vjetër e shëruar nga koronavirusi në Kinë dhe në gjithë botën.
“Zonja Zhang është trajtuar në më pak se një javë, pasi nuk kishte probleme të tjera shëndetësore” tha mjeku i saj, Zeng Yulan.