Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID 19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe

Aeroporti Milano Malpensa (MXP) Aeroporti Milano Bergamo (BGY) Aeroporti Bologna (BLQ) Aeroporti Firenze (FLR) Aeroporti Genoa (GOA) Aeroporti Perugia (PEG) Aeroporti Pisa (PSA) Aeroporti Rimini (RMI) Aeroporti Venezia (VCE) Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror Albcontrol për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.