Kanë mbërritur në Gjykatën e Përmetit 30 të arrestuarit e operacionit Mezhgorani, mes të cilëve dhe botuesi Henri Çili, ku pritet që të njihen me masën e sigurisë.
Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.
Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj, shprehet se për seancën e sotme ka pasur një përplasje mes prokurorit dhe Gjykatësit të çështjes, nëse masat duhet të jepeshin këtë të dielë apo ditën e nesërme
Ka qenë policia e Gjirokastrës ajo që ka kërkuar që seanca të bëhet sot, pasi të hënën nuk kishte efektiv mjaftueshëm për të shoqëruar të pandehurit
Në përfundim është vendosur që të 30 të ndaluarit të dalin sot përpara gjykatës, duke qenë se kanë kaluar 48 orë nga operacioni i policisë, që i çoi në pranga.
Prokuror i çështjes është Asllan Barjami ndërkohë që gjykatësi që do të japë vendimin është Dritan Hasani, ndërkohë që kanë bërë dhe kallzim ndaj njëri tjetrit në prokurori
Dje ishte vendosur që gjykatëse e çështjes të ishte Yrvete Shkreli, dhe pas përplasjeve është vendosur Hasani.