apa Françesku ditën e djeshme anuloi të gjitha takimet e planifikuara për në Romë, për shkak se kishte pësuar një “sëmundje të lehtë” Menjëherë pas këtij lajmi u dyshua se Papa mund të ishte infektuar nga koronavirusi pas takimi të së mërkurës në shesh me qytetarët të cilët nuk hezitoi ti përqafonte edhe pse ishin me maska në fytyrë.
Por ditën e sotme Drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit ka njoftuar për të bërë të qartë se që nga e enjtja Papa preferon të rrijë në mjediset e Domos Sanctae Marthae, për shkak të një “ftohjeje të lehtë”
“Sot paradite Ati i Shenjtë, pasi kremtoi Meshën, vijoi, në Shën Martë, takimet e planifikuara, me përjashtim të audiencës me anëtarët e Grupit Ndërkombëtar të Bioetikës dhe pjesëmarrësit në Kapitullin e Përgjithshëm të Legjionarëve të Krishtit dhe të Asambleve të Përgjithshme të Rregulltareve dhe Laikëve të Regnum Christi” ka thënë drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni.