Punonjësi i Policisë, efektivi i FNSH Shkodër Kastriot Haxhia, i cili u pl.a.gos në detyrë gjatë një aksioni policor për kapjen e autorit të vr.a.sjes së dyfishtë 2 ditë më parë, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e tij.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kr.i.minale Tonin Vocaj vizituan punonjësin e Policisë në spital dhe i uruan shërim të shpejtë.
Aksioni për kapjen e të dyshuarit për vr.a.sjen në Mirditë zgjati 45 orë pa ndërprerje. Autori i gjendur në rrethim e pa rrugëdalje, vr.a.u veten.