20 emigrantë afganë janë kapur nga Policia e Vlorës në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të Novoselës.
Mes emigrantëve kishte gra dhe fëmijë. Nga komunikimi paraprak me policinë, emigrantët janë shprehur se i kishin marrë dy persona me makinë nga një zonë ruralë në Kakavijë, me premtimin për ti transportuar në Shkodër.
Ata janë shprehur se kishin paguar 700 euro për person. Por, me sa duket, organizatorët e këtij rasti trafiku i kanë braktisur në afërsi të Novoselës duke u thënë që kishin arritur në hyrje të Shkodrës.