Rëndohet bilanci në Itali si pasojë e koronavirusit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, deri më tani 14 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë, autoritetet daneze njoftuan sot rastin e parë të konfirmuar me koronavirusit, një burrë që ishte kthyer nga Italia me familjen e tij më 24 shkurt, pasi kishte kaluar disa ditë pushimesh në Lombardi.
Bashkëshortja dhe djali i tij kanë rezultuar negativë në analizën për virusin, ndërkaq gjendja e pacientit paraqitet e rëndë.
Rasti i parë me koronavirusit është konfirmuar edhe në Rumani. Ai është një djalë i ri i cili punonte në një restorant në pronësi të një italiani. Kreu i Departamentit Rumun të Situatës së Emergjencës u shpreh se i riu do të mbahet në karantinë në shtëpinë e tij, së bashku me 7 anëtarët e familjes.
Edhe në Estoni është shënuar rasti i parë i infektuar me koronavirus. Sipas autoriteteve, personi i infektuar është kthyer nga Irani mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se është shtetas iranian.