Presidenti Ilir Meta e ka filluar ditën e sotme duke kujtuar 24 korrikun e 2017, kur u betua në Kuvend si President i Shqipërisë dhe kur mori detyrën.
Në një video të publikuar sot në Facebook, Meta ka nxjerrë vetëm fragmentin kur thotë ”Betohem”, si dhe shkruan ‘Betimi i jetës sime”
Po ashtu më poshtë ai thotë Për Kushtetutën, për kombin, për Shqipërinë, për Republikën. Edhe pak ditë ndajnë nga manifestimi që ai do të organizojë më dy mars në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” pas përplasjeve të vazhdueshme Presidencë- mazhorancë, herën e fundit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti akuzon mazhorancën për grusht shteti dhe kapje të Gjykatës Kushtetuese ku vetëm disa ditë më parë kallëzoi në SPAK ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn dhe dy titullarë të tjerë të atij institucioni. Po ashtu më parë ai ka kallëzuar kreun e KED, Ardian Dvorani sa i përket procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese .
https://web.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2521294008180667/