Një burrë 60-vjeçar është bërë viktima e dytë franceze e koronavirusit në vend, ka njoftuar të mërkurën ministria e shëndetësisë.

I moshuari vdiq mbrëmjen e djeshme pasi u dërguan në një spital në Paris në gjendje të rëndë të prej mbrëmjen e së martës, duke e çuar në dy numrin e vdekjeve në Francë, tha nënkryetari i ministrisë Jerome Salomon.

Kujtojmë që viktima e parë në Francë që u shënua më 15 shkurt ishte edhe viktima e parë në të gjithë Europën, pasi virusi shpërtheu fuqishëm në Kinë.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë.

Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.