Dy tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në momentin që njëri prej tyre po ankorohej ndërsa tjetri po nisej.
Ka qenë trageti i linjës së Ankonës që ishte duke u nisur ai që është përplasur me një traget që ishte ankoruar. Ende nuk dihet nëse nga kjo ngjarje ka pasur të lënduar apo vetëm dëme materiale. Ndërkohë që mësohet se forcat e sigurisë portuale ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zhvendosjen e trageteve.
Paraprakisht dyshihet që arsyeja e përplasjes së dy trageteve të jetë bërë era e fortë që ka përfshirë qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme.