SPAK për herë të parë rrezon OFL duke hequr sekuestron për një banesë të sekuestruar në kushtet e emergjencës. Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka hequr masën e sekuestros të vendosur të kushtet e emergjencë për një banesë njëkatëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër, e cila ndodhet në emër të Aldo Manishtës. Sipas SPAK banesa njëkatëshe e Aldo Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.
Nga të gjitha pronat e sekuestruara deri më tani nga operacioni ‘Forca e Ligjit’ kjo është prona e parë që SPAK e heq nga lista dhe nuk e çon atë për vendim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit. Vendimi i SPAK për anulimin e sekuestros ndaj shtëpisë së mikut të Doçajve u morë më 22 shkurt, ndërsa sekuestrimi i pronës së Manishtës është bërë nga OFL me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu më datë 4 shkurt.