Mbërritja të dera e Koronavirusit ka vënë në alarm të gjithë qytetarët shqiptarë, pas raportimit të 7 vdekjeve në shtetin fqinj Itali.
Por ka shumë syresh, të cilët e kanë marrë me mjaft sportivitet dhe humor situatën, e një ndër ta është dhe gazetarja Anila Hoxha e cila ka postuar një foto në profilin e saj në FB ku duket dora e një polici i cili i mat temperaturën në ballë gazetares.
” Policia blindon Gjykaten kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit. Kushdo qe hyn ne gjykaten e posacme dhe ne SPAK i matet temperatura” shkruan gazetarja Hoxha, e cila sigurisht e ka shoqëruar me të qeshura statusin e saj.