Një mrekulli ka ndodhur me një foshnjë 17 ditësh, që është kuruar nga koronavirusi pa asnjë trajtim. Foshnja lindi nga një paciente nga Wuhani e cila ishte e infektuar. Foshnja është pacientja më e re që është shëruar nga koronavirusi në Kinë deri më tani. Ajo u nxor nga spitali ditën e premte pasi u shërua vetë, pa ndihmën e ilaçeve.
Në ditën kur lindi mjekët i bënë analizat dhe doli me koronavirus, dhe u transferua për në spitalin e fëmijëve në Wuhan.
Foshnja është një vajzë me emrin Xiao, që rezultoi me infeksion në sistemin e frymëmarrjes dhe dëmtim të vogël në zemër. Për shkak se simptomat e saj nuk ishin të dukshme, mjekët vendosën të mos i jepnin ilaçe për të parë si do shfaqeshin simptomat. Ajo nuk kishte vështirësi të dukshme në frymëmarrje, nuk kollitej ose të kishte ethe, prandaj i dhamë trajtim vetëm për zemrën, ka treguar mjeku.
Foshnja bëri tre teste për tu siguruar dhe rezultoi pa koronavirus, madje tashmë ajo është kuruar dhe nga zemra. Megjithatë, rasti ka përhapur frikë pasi nënat mund të infektojnë fëmijën në bark.